Qëllohet dy herë me thikë në klinikën e tij private, njëkohësisht dhe mjek i përgjithshëm në Spitalin Ushtarak Agron Ylli. Ai kishte refuzuar të lëshonte një raport për bashkëshorten e 35-vjeçarit Bujar Valiasi, i cili pas një debati në kliniken private të mjekut, tek zona e njohur si Shallvaret, e ka qëlluar me thike duke i shkaktuar dy plagë të rënda mbi trup. Mjeku është dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku ka marr mjekimin e nevojshëm, ndërsa autori u shoqërua në komisariatin numër 3.

Mjeku dhe autori janë përfshire në një grindje lidhur me lëshimin e një raporti mjekësore, me të cilën do të vërtetohej sëmundja e bashkëshortes së autorit.  Vetëm një ore pas ngjarjes, drejtoria e policisë Tiranë dha variantin zyrtarë të saj.

Alma Katragjini: “Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të klinikës të dëmtuarit Agron Ylli. Ku autori i dyshuar tashmë i identifikuar është Bujar Fadil Valisit, 35-vjeç i cili ka goditur me armë të ftohtë thikë mjekun Agron Ylli, me specialistet etnokrinolog dhe diabetolog. Falë ndërhyrjes së shpejt dhe profesionale të shërbimeve të komisiariatit të policisë numër 3 Tiranë, u mundësua kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, i cili pasi ka debatuar me mjekun, e ka goditur këtë të fundit në pjesën e barkut me armë të ftohtë thikë”.

Ky është rasti i tretë, pas atij të Tiranës dhe Korçës, ku bluzat e bardha u bënë viktima të ngjarjeve të pazakonta. Për fat të mire në radhët e tyre nuk janë shënuar ende viktima, ndërsa autorët e këtyre ngjarjeve mbeten me të mjetin status, pacient të tyre./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani