Sinjalistika rrugore është një ndër problemet më të mëdha që haset në vendin tonë e kjo vërehet më shumë në kryeqytet.

Semaforët janë burimi më shqetësues jo vetëm në mosfunksionimin, por dhe në vendosjen e tyre.

Këtu jemi në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me atë të Barrikadave. Ky semafor as që duhet të ishte pasi ky segment rrugor deri në sheshin Skënderbej është vetëm me një kalim.

Më tej po në rrugën e Dibrës pranë Selvisë tetë semaforë nuk funksionojnë prej kohësh. Disa prej tyre janë në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Krahas vendosjes të themi të pa studiuar ndërprerja e funksionimit të këtyre semaforëve në të gjitha rastet sjell amulli e në fund janë drejtuesit e automjeteve, të cilët u nënshtrohen rregullave të kodit të shenjave që në disa raste përfundon me marrëveshje e në mjaft raste të tjera nervozizëm dhe konflikt./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani