Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Situata sinoptike me reshje dhe stuhi nuk përbën problem për fluturimet ajrore dhe detare nga aeroporti dhe portet e vendit. Stuhitë dhe mjegulla kanë shkaktuar disa vonesa në fluturimet e 24 orëve të fundit, por sipas drejtoreshës së aviacionit civil, nuk ka pasur fluturime anulimi, madje dhe vonesat kanë qenë mjaft të shkurtra.

Specialistë të sinoptikës nuk parashikojnë probleme të tjera me masat ajrore dhe stuhitë. 24 orët e para të përkeqësimit të motit janë shoqëruar me disa përplasje rrymash, por situata tashmë është në përmirësim.

Elvira Dhimitri: “Natyrisht, situata është e paqëndrueshme, ka një tendencë më ndryshe nga ajo që qe, nuk do të mungojnë reshjet edhe vranësira do të jetë më e lartë. Një element tjetër ka qenë edhe shikimi, mjegulla karakteristike, që përveç zonave malore u shtrinë edhe në bregdet. Po kjo situatë vjen në përmirësim. Nuk mendojmë të ketë fenomene të tilla meteorologjike që të pengojnë fluturimet ajrore.”

Kështu udhëtarët mund të fluturojnë apo lundrojnë të qetë, pasi me gjithë reshjet dhe stuhitë e nëntorit, situata sinoptike parashikohet e favorshme për ditët në vijim.”/tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj