Turi jugor i kryesocialistit Nano ka nisur në ditën e parë të vitit të 49-të të jetës së tij. I shoqëruar nga ministri i Financave Anastas Angjeli, kryetari Nano është ndalur në fshatat piktoreske përgjatë bregdetit të Jonit. Në Dhërmi të rinjtë e fshatit, emigrantë që janë rikthyer për të investuar paratë në ndërtimin e hoteleve buzë detit, për të tërhequr turistët e huaj dhe ata vendas. Dhërmiu do të kërkojë nga shteti kthimin e pronave, ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë si dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Për të gjitha këto kryetari Nano dhe kryefinancieri Angjeli, u propozuan banorëve të projektojnë projekte konkrete në mënyrë që financimet e qeverisë të realizohen në praktikë. Ministri i Financave theksoi se në janar nisin punimet për riasfaltimin dhe zgjerimin e rrugës kombëtare Llogara-Sarandë. Në mënyrë që gjuha greke të mos asimilojë gjuhën shqipe, Dhërmiu do të kërkojë që dhe televizionet shqiptare të përhapin valët e tyre në këto zona. Gjithashtu është prezantuar kandidati socialist për komunën Borsh Ferdinand Dhrami.

Në fjalën e tij kryesocialisti Nano tha se socialistët janë të vendosur të qeverisin gjatë në zonën e bregut të Jonit. Mos u shërbeni më të çmendurve të urdhrat për sabotimin e projekteve qeveritare i marrin nga shtepia e PD-së në Tiranë, u tha Nano borshjotëve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame