Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbledhja e seancës së të premtes të Kongresit të 3 të PS, është pika ndarëse mes dy grupimeve të kësaj force politike. Sot Kryetari i ri i Partisë Socialiste Fatos Nano ka takuar Ambasadorin Amerikan në Tiranë Zhozef Limpreht. Tema e bisedimeve të tyre ka qenë e gjerë por natyrisht që ka prekur edhe marrëdhëniet e brendshme brenda PS. Pas përfundimit të këtij takimit Fatos Nano u shpreh.

Fatos Nano, kryetari i PS:- “Normalisht vazhdimi i kontakteve midis PS dhe përfaqësuesve amerikan në Shqipëri, të këtij partneri të rëndësishëm që vazhdon të ruajë dhe të zhvillojë rolin dhe kontributin e tij për stabilitetin dhe për ndërtimin e institucioneve Euroatlantike në Shqipëri dhe vazhdim do të thotë ripërsëritje e angazhimeve reciproke për një politikë që ruan, forcon stabilitetin e institucioneve, të qeverisjes së mirë duke zhvilluar energji të reja në zbatimin e programeve të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, që në këte situatë në të cilën ndodhemi ne na angazhon për të çbllokuar pa humbur me kohë dhe energji në debate të panevojshme procesin e konstituimit të organeve drejtuese të PS si dhe të krijonin mbështetje reale politike për permiresimin e qeverisjes. Kongresi mblidhet per te krijuar bazen legjitime te mbledhjes së KPD dhe një mbledhje e KPD jashtë këtij procesi nuk është asgjë veçse një mbledhje miqsh. Besoj ai është duke marrë fund, besoj që fill pas seancës së nesërme gjithçka do të eci në drejtim të kundërt, në drejtim pozitiv. Nuk besoj se do të ishte ndonjë ceremoni varrimi e ndokujt”./tvklan.al