Mbrëmja e 26 tetorit shënoi fundin e edicionit të 9-të të Festivali Ndërkombëtar operistik                     “Marie Kraja”. Në këtë festival aplikuan 76 artistë, por vetëm 16 u përzgjodhën në konkurrim. Në natën e parë të 16 këngëtarët lirik konkurruan me nga 2 materiale, ndërsa në të dytën 9 finalistët e përzgjedhur u paraqitën vetëm me nga 1 material.  

Në natën finale juria e përbërë nga personalitete të shquara të fushës operistike, kryetari i secilës ishte presidenti i Opera Europa, Nicolas Pain ndau edhe çmimet për fituesit.

Me çmimin e parë Marie Kraja u nderua baritori amerikan Michele Mecci, me të dytin përfaqësuesja e Koresë së Jugut, sopranoja Higin O dhe me çmimin e tretë përfaqësuesi i Kosovës tenori Ram Lahja.

Festivali operistik “Marie Kraja”, një ide e producentes Zana Çela, ka për qëllim të nxisë zhvillimin e talenteve të reja shqiptar dhe përballjen e tyre me emra të njohur botërorë./tvklan.al