Lajme Arkiva 2003

Ndalohet 5 milje larg portit të Durrësit një peshkarexhë me 14 klandestinë në bord. Peshkarexha Leone 1 është ndalua në afërsi të mesditës nga motovedeta të rojës bregdetare.

Burime policore konfirmojnë se janë ndaluar në polici 4 persona pjesëtarë të ekuipazhit, organizatorë të trafikimit të klandestinëve.

Shtetasit e bllokuar si klandestine po verifikohen nga policia. Mësohet se secili prej tyre kishte paguar 3000 Euro. Në kërkim nga policia është edhe pronari i peshkarexhës, emri i të cilit nuk bëhet i njohur pasi nuk dihet nëse ai ka qenë në dijeni të udhëtimit të paligjshëm me anijen e tij.

Burimet bëjnë të ditur se peshkarexha është mjaft e vogël për një udhëtim të gjatë me klandestinët dhe ekuipazhin në bord, prandaj dyshohet se klandestinët do të transferoheshin në një anije më të madhe për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Italisë./tvklan.al