Autori i shumë teksteve dhe këngëve shqiptare mbylli sytë në moshën 82-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare poeti dhe autori i mirënjohur Jorgo Papingji. Poeti Papingji ka lindur në Vlorë më 10 Qershor të 1942 dhe është autor e poet shqiptar i njohur edhe për vargjet e tij në këngë të shumta, rreth 4000 mijë të tilla.

Artisti Jorgo Papingji ka shkruar edhe 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian “Eurovision” në vitin 2014.

Jorgo Papingji ishte dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Klan News