Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Reagojnë përfaqësuesit e ndërtuesve shqiptarë, pas rritjes së përqindjes për legalizimeve të sipërfaqeve shtesë për godinat e banimit. Kjo erdhi pas rritjes së përqindjes me 5-fishin e kostos së menduar.

“Me ndërhyrjen që bënë shoqata e bashkive, kjo përqindje u rrit 5-fish dhe ka kaluar respektivisht në 20 dhe 50% dhe besoj që ky është një argument i fortë dhe kontradiktë e madhe midis shoqatës së ndërtuesve dhe shoqatës së bashkive”.

Ndërtuesit shqiptarë pre 18 muajsh, kishin kërkuar legalizimin e sipërfaqeve shtesë të banesave me leje ndërtimi. Mendimi i shoqatës së ndërtuesve ishte që legalizimet të kryheshin që duke paguar 4% të kostos për sipërfaqet e banimit dhe 10% për sipërfaqet e përdorura për njësi tregtare.

Sipas ndërtuesve rritje e përqindjes në këtë masë do të ketë pasoja për firmat e ndërtimit, ku shumica e firmave të vogla dhe të mesme, mund edhe të mbyllen./tvklan.al