Euro 2024 duket se është më afër se kurrë. Ditën e sotme trajneri i kombëtares Sylvinho publikoi listën provizore me 27 futbollistë të cilët në raste se nuk do të ketë ndryshime do të jenë në fushën e lojës në me rivalët në Europian 2024.

Futbollistët por edhe tifozët nuk kanë fshehur entuziazmit për ndeshjet e kompeticionit. Trajneri Sylvinho ditën e sotme gjatë një konference për mediat është shprehur se ka qenë shumë e vështirë që të përzgjedhë lojtarët mes shumë futbollistëve të talentuar të kombëtares.

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Drejtori i Komunikimit dhe PR në federatën Shqiptare të Futbollit Fatjon Kodra dhe ish-futbollisti Ervin Beqiri janë shprehu shumë optimistë për ndeshjen e kompeticionit, por pa anashkaluar edhe ndeshjet miqësore. Sipas tyre ato duhet të shihen si sfida përgatitore.

Ervin Beqiri, ish-futbollist: Ndeshjet miqësorë patjetër që janë shumë të rëndësishme sidomos përpara këtij kompeticioni. Mendoj që ajo që është më kryesorja për ekipin është që të ruajnë balancat gjithmonë, si tekniko-taktike apo fizike, por edhe emocionale, sepse ne jemi shumë të ndjeshëm dhe këto ndeshjet përpara këtyre kompeticioneve nuk duhet t’i marrin kaq shumë seriozisht, por duhet t’i marrim si një detyrë që duhet bërë dhe si ndeshje përgatitore përpara kampionatit Europian kjo është ajo më kryesorja, pra duhet që të bëhen balancat. Normale që trajneri Sylvinho është përgatitur tashmë për çdo gjë së bashku me stafin e tij, për çdo detaj të këtyre ndeshjeve. Mendoj se çdo gjë do të shkojë mirë dhe normale që ekipi do të jetë gati për ndeshjen e parë.

Kombëtarja shqiptare sfidën e parë në  Kmapionatin Europianin “Gjermani 2024” do ta ketë me Italinë fqinje. Tifozët e futbollit janë shprehur shumë entuziastë për këtë ndeshje duke rezervuar të gjitha biletat për të mbushur stadiumin dhe për t’u dhënë kurajë futbollistëve të kombëtares më 15 qershor, kur dhe do të zhvillohet ndeshja.

Drejtori i Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra është shprehur shumë optimist për ndeshjen e parë të kombëtares pasi sipas tij në këtë ndeshje e njohim shumë mirë kundërshtar, pra futbollin italian dhe kjo përbën një avantazh për ekipin tonë.

“Ndeshjet e kualifikueseve për nga specifika, për nga karakteristika janë diçka krejt ndryshe në krahasim me ndeshjet finale të një evropiani. Ndeshjet finale të një evropiani janë si një lojë shahu, për më tepër që futbolli ka evoluar shumë edhe enë teknologji dhe përgatitjet nuk bëhen më si më përpara, por studiohet çdo detaj i çdo futbollisti, çdo lëvizje, çdo skemë dhe t’i ke mundësi të kesh statistika dhe të dhëna për çdo lojtar dhe për çdo skuadër. Kështu që në sensin e përgatitjeve të ndeshjeve, kemi avancuar goxha dhe stafi teknik ka gjashtë muaj që përgatitet dhe në këto përgatitje vendin kryesor sigurisht e zë ndeshja me Italinë, sepse është ndeshja e parë dhe nëse do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv kemi bërë gjysmën e punës.

Fakti që luajmë me Italinë, ne jemi rritur të gjithë, jo vetëm që jemi rritur, por çdo javë shikojmë futboll italian dhe normalisht kemi 8 lojtarë, në mos gaboj që luajnë në Seria A. Pra kemi shumë lojtarë që janë të ambientuar me futbollin italian që njohin shumë mirë, kështu që në aspektin teknik kjo ndeshje ka një tjetër vlerë qoftë me Kroacinë dhe me Spanjën, pra është një rival por që deri diku ne e njohim më mirë dhe normalisht që mund të përgatitemi shumë herë më mirë. Është një farë avantazhi. Po në fazën finale Italia është komplet e paparashikueshme sepse motivimi është shumë i madh për lojtarët është karikim i madh, është vitrina më e mirë që mund të ketë një lojtar, që merr kontratën e jetës, kështu që në fushën e lojës të jeni të sigurt që do të shkarkojnë të gjitha bateritë,” përfundon Fatjon Kodra.

Takimet e kombëtares shqiptare, ashtu siç edhe Kampionati Europian nga 14 qershori deri më 14 korrik do të vijnë falas dhe ekskluzivisht në TV Klan.

/tvklan.al