Çështja ditës në qytetin e Shkodrës është mbërritja e ekipit të serisë A Napolit që do të luajë me Vallzninë për kupën UEFA. Një interesim i madh i publikut dhe i bizneseve që duan të bëjnë reklamë. Kjo ka sjellë edhe interesimin e mediave që kërkojnë të pasqyrojnë këtë takim.

Shitja e së drejtës televizive është një moment që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme  për klubin shkodran. Madje u përfol që Vllaznia do të përfitojë deri në 1 milion euro.

Valter Fushaj: “1 milion euro, shumë, shumë, unë dëshiroj mi marr 1 milion euro, por nuk bëhet fjalë. Për 1 milion euro normalisht e drejta televizive që para fillimit të kupës UEFA është dhënë Sport5 i cili po merret me menaxhimin e kësaj. Nuk është bërë e ditur akoma, interesime ka, por ato shifrash nuk bëhet fjalë. Unë kam dëshirë të marr jo 1 por 2 edhe 3 sa të jenë, por ju e dini shumë mirë së kombëtarja shqiptare për 1 vit e ka shit 2 milion e ca euro të drejtën televizive. Ju thoni 1 milion euro për një ndeshje, është absurde.”

Kompania Sport5 ka ekskluzivitetin për të menaxhuar të drejtën e transmetimit të aktiviteteve që prodhohen nga federatat që bëjnë pjesë në UEFA. Sport5 do të shesë këtë të drejtë për ndeshjen Vllaznia-Napoli, 75 % e shumës do ti shkojë klubit shkodran./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe/ Simon Shkreli