Nëse Vllaznia nuk përforcohet në Merkaton e dimrit me futbollistë të rinj nuk do ta ketë të lehtë të ruajë statusin e pretendentes së titullit kampion në kampionatin shqiptar.

Pas fitores me Partizanin në javën e 13 dhe humbjen e Tiranës me Teutën skuadra shkodrane morri kreun e renditjes së Superligës. Vështirë të parashikosh që tani nëse shkodranët do të fitojnë titullin, pasi siç thotë edhe ish futbollisti Edi Martini “Është e lehtë me e xan por e vështirë me e majt”

Edi Martini: “ Për ta ruajtur vendin e parë është shumë e vështirë sepse më kollaj është për ta zënë sesa ta ruash. Megjithatë Vllaznia duhet të ketë shumë parasysh që blerjet e reja.”

Hysni Zmijani: “Po sigurisht duke parë janarin duke pasur edhe pedispozicionin e presidencës që do të ndryshojë ose do të këtë një merkato të pasur në janar e mbrapa. Them që Vllaznia është pretendente , është pretendentja kryesore për kampion.”

Nga kampionati duhet marrë ç’të mundësh. Duhet tu marrësh pikë skuadrave rivale dhe duhet të mos lësh me të voglat. Sa për merkaton Brikeno Bizi ish futbollist këshillon drejtuesit e klubit të hedhin sytë nga të rinjtë shkodranë. Iu duhet dhënë mbështetje atyre që ndihen pjesë e Vllaznisë.

Brikeno Bizi: “Vllaznia sivjet është tepërt e motivuar, pra është afruar një frymë e re shkodrane. Por unë jam i mendimit që duhet tu jepet dora të rinjve sepse futbolli është sta fetë.”

Të tre ish futbollistët kanë qenë dakord në një pikë, vazhdimësia e Agim Canajt ,besimi i dhënë nga presidenti Valter Fushaj dhe mirëkuptimi me futbollistët, është arsyeja kryesore e suksesit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe/Simon Shkreli