Katër gola ka shënuar Vllaznia në fushën e “Roza Haxhiut” përballë Lushnjës vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 10 të Superligës që ka përfunduar 4-1.

Ka zotëruar të gjithë lojën skuadra e Agim Canajt dhe golin e parë e ka shënuar në minutën e 11 me anë të Beqirit. Bashiç në të 27 ka dyfishuar rezultati dhe pjesa e parë ka përfunduar 3-0 pas golit të Dhëmbit në të 31-tin.

Fillimi i së dytës ka sjellë një 11 metërsh për Vllazninë të cilën e ka kthyer në gol Lici. Që prej minutës së 55 Vllaznia ka luajtur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Doçit. Edhe në këtë gjendje Lushnja ka qenë e pafuqishme.

Golin e vetëm për myzeqarët e ka realizuar me 11 metërsh Çela. Shkumbini ka mundur 2-0 në fushën e vet Apoloninë. Goli i parë mban emrin Eiron Rizvanollit i cili ka përfituar brenda zonës me këtë goditje me kokë. 

I dyti ka ardhur nga Delijofski pak minuta nga përfundimi me një goditje jashtë zonë. Në Shijak Teuta nuk do të kishte fituar  nëse Driza nuk do të kishte shkaktuar faull në zonë. 11 metërshi i akorduar është realizuar nga Vila.

Dje Partizani ka barazuar me Besën 0-0 në Kavajë, ndërsa në mesditën e së dielës pritet të luhen ndeshjet Elbasani-Tirana dhe Dinamo-Flamurtari./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe