Me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit, Vllaznia ka marrë kreun e renditjes së Superligës shqiptare. Suksesi i shkodranëve është favorizuar edhe nga humbja e Tiranës në “Qemal Stafa”.

Në Shkodër fillimisht ka shënuar Poadu, për Partizanin ka barazuar Bakaj, goli i fitores për Vllazninë ka ardhur në minutën e 85 nga Shtupina. Ndërsa në ndeshjen Tirana-Teuta heroi i durrsakëve është Emiljano Vila me dy gola në pjesën e parë.

Thuajse të njëjtë me goditje të fortë jashtë zone, por në dy cepat e portës së Tiranës Sefa është munduar të riparojë në të 72 kur ka shënuar golin e vetëm për bardh e blutë.

Në Elbasan mes vendasve dhe Flamurtarit ka përfunduar në barazim pa gola, por në Lushnje lagunarët kanë mundur Apoloninë 3-1. Ka shënuar në fillim Arbri dhe ka barazuar më pas Bërkic për Apoloninë.

Gjatë festimit të golit një futbollist fierak është goditur në kokë. Mendohet një goditje nga tifozët ose një aksident gjatë festimit. Futbollistët fillimisht nuk kanë dashur të vazhdojnë lojën, por më pas janë këshilluar nga drejtuesit e klubit të mos larohen nga fusha.

Futbollisti i dëmtuar është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut. Dy golat e tjerë për Lushnjën janë shënuar nga Bubeqi dhe Sisoko./tvklan.alGazetar: Erion Todhe