Vllaznia ruan kryesimin në Superligë pas fitores 1-0 me Dinamon. Tirana vazhdon t’i qëndrojë pranë me 3 golat e shënuar ndaj Shkumbinit në Qemal Stafa.

11 metërshi i minutës së ‘45 në Loro Boriçi i ekzekutuar nga Suad Lici e mban Vllazninë në vendin e parë.

Mujdragic i Shkumbinit e ka ndihmuar Tiranën me një autogol në minutën e ‘18. Golat e tjerë për bardhë e blutë u shënuan nga Memelli dhe Muzaka.

Flamurtari nuk ka lejuar të shuhet atmosfera e festës pas fitores së kupës duke mundur edhe Partizanin 2-1.

Në Vlorë pas golit të Stratit ka barazuar Ngjela për Partizanin, por Paniç i ka dhënë fitoren skuadrës së tij.

Lushnja dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në barazimin 0-0, ndërsa Apolonia ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Teutës.

2-0 ka fituar edhe Bylisi ndaj Besës. Partizani, Apolonia, Elbasani, Lushnja dhe Bylis e kanë të paqartë të ardhmen dhe rrezikojnë ende rënien nga kategoria.

Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e parë me 63 pikë, 1 më shumë se Tirana./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe