Teksa ekipet kryesuese të kampionatit duket se do të kenë ndeshje të lehta, Tirana me Lushnjën, Vllaznia me Bylisin e Dinamo me Apoloninë Partizani do të shkojë në “Niko Dovana” me objektivin për të marrë barazimin kundër Teutës, e cila mundi Vllazninë 4-0.

Për trajnerin e të kuqve Shpëtim Duro tashmë do të jetë më e vështirë duke iu referuar edhe anës financiare të munguar.

Shpëtim Duro: “Fillon faza e tretë. Na pret një luftë mjaft e gjatë dhe shumë e vështirë duke patur parasysh sepse nuk kemi asnjë lloj përkrahje nga çdo gjë. Çdo gjë e kemi marrë deri në këto momente. Është si rezultat i punës dhe sakrificave të futbollistëve”.

Duro ia ka frikën treshes sulmuese të Teutës.

Shpëtim Duro: “Mile, Hysa dhe padyshim një nga futbollistët më të talentuar dhe më të mirë momentalisht, Emiljano Vila”.

Por Vangjel Mile, sulmuesi beratas i Teutës, pranon se ekipi durrsak ndaj Partizanit do të vijë me një moral tjetër.

Vangjel Mile: “Kemi shtatë ndeshje, s’kanë qenë shumë të mira. Është rikthyer Teuta në ndeshjen me Vllazninë dhe uroj që të mbajmë këtë ritëm duke fituar këto ndeshje. Kemi dy ndeshje brenda në shtëpi. Uroj të marrim gjashtë pikë dhe duke filluar që me ndeshjen me Partizanin”.

Gazetarja: Sa të motivuar e shikoni veten para Partizanit?

Ndeshjet e tjera të javës së 23 të Superligës janë Shkumbini-Flamurtari dhe Besa-Elbasani./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe