Ndotja atmosferike dhe ajo akustike ndikojnë dhe dëmtojnë shumë riprodhimin. Sipas një studimi të kryer nga një ekip kërkuesish të Danish Cancer Institute në Copenhagen dhe të publikuar në British Medical Journal, 1 në 7 çifte goditen nga infertiliteti. Ndotja e ajrit kryesisht ndikon tek meshkujt mbi 30 vjeç, me faktor risku mbi 24%, ndërsa ajo akustike ka më teper ndikim tek femrat mbi 35 vjeç, me një mesatare prej 14% më shumë.

Pra faktori zhurmë, është një faktor i ri që i shtohet listës së problematikave që ndikojnë në riprodhimin njerëzor. Sot në botë vendet e zhvilluara po përballen me ulje të theksuar të lindshmërisë, rritje të moshës së nënës për fëmijën e parë, reduktim të numrit të fëmijeve për çift.

Infertiliteti është problem i madh i shëndetit publik në mbarë botën, dhe prej kohësh tashmë po kryhen studime mbi pasojat negative që shkakton ndotja mbi cilësinë e sperms, por dhe mundësite e suksesit të trajtimeve për riprodhim.

Klan News