Lista e kombëtares pëson sërish ndryshime! Trajneri Silvinjo ka vendosur që të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari u bashkua me grupin dhe do të jetë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Silvinjo ka në dispozicion të gjithë lojtarët për dy sfidat.

Stafi teknik është i përqendruar ndërsa objektivi është suksesi në takimin e 11 Tetorit ndaj përfaqësueses çeke. Gjendja e lojtarëve është e mirë ndërsa trajneri brazilian do të duhet të jetë pa Manajn dhe Brojën në sulm, si edhe pa Gjimshitin në mbrojtje. Sfidat kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 14 Tetor do të transmetohen eksluzivisht në televizionin Klan.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Klan News