Tifozët që kanë një biletë për ndeshjen Shqipëri – Izrael do të kenë vendin e tyre në Elbasan Arena. Zhvendosja e takimit nga Shkodra në Elbasan nuk pritet të sjellë probleme për organizimin.

Biletat e blera janë ende të vlefshme dhe zotëruesi i saj me anë të një dokumenti identifikues do të tërheqë një kupon tjetër në disa pika që ndodhen në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan apo edhe duke kontaktuar në [email protected].

Ndryshimet do të kryhen prej të mërkurës njofton Federata Shqiptare e Futbollit. Çmimi nuk do të ndryshojë duke respektuar shpërndarjen e mëparshme.

Deri më tani janë shitur rreth 7 mijë bileta dhe kjo nuk do të sjellë probleme në shpërndarjen e tifozëve. Elbasan Arena priti ndeshjen e Kombëtares në kualifikueset e Euro 2016./TV KLAN