Mesfushori: Paraqitja më jep më shumë besim

Një gol dhe një asist në fitoren 3 – 1 ndaj Udinese për Nedim Bajramin, i cili u rikthye si titullar tek Empoli pas më shumë se 1 muaji.

“Gazzetta dello Sport” e vlerësoi me notën 7,5. Pas pjesës së parë jo në nivelin e duhur Bajrami reagoi në të dytën. Në komentin e saj e cilësoi si më të mirin e sfidës që krijoi rrezik të vazhdueshëm.

“Ky gol dhe ky asist më japin më shumë besim dhe të ecim në këtë rrugë. Kampionati është i gjatë dhe e dimë që do të jetë e vështirë”, tha Bajrami.

Nedim Bajrami ka shënuar 3 gola në këtë sezon të Serie A. Tek Empoli luajnë edhe Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani. Në javën e 16 të Serie A nga lojtarët e Kombëtares shënoi edhe Rei Manaj për Spezia.

Tv Klan