Momentet më emocionuese për të gjithë ne gjatë këtij Kampionati Europian, kanë qenë padyshim ndeshjet ku ka luajtur Shqipëria. Por cilin do veçonte analisti Arjan Peço?


Arjan Peço: Goli i Laçit! Ka qenë një gjë shumë e bukur në një ndeshje të vështirë, me Kroacinë. Një aksion shumë i bukur, një kros perfekt i Asanit. Një inkursion i Laçit, që e bëjnë rrallë mesfushorët në Europë, gol shumë i bukur. Për mua ky ka qenë momenti kulminant.

Kujtojmë se sulmuesi Qazim Laçi shënoi në rrjetë me kokë ndaj Kroacisë në minutën e 10 të ndeshjes. Gol që jo vetëm kaloi skuadrën tonë në avantazh, por bëri që të shpërthente festa në Hamburg me mijëra tifozë kuqezinj.

/tvklan.al