Netflix po përgatitet të sjellë serialin e dytë turk. Pas serialit “The Protector” me aktorin Cagatay Ulusoy (Sarp i serialit ‘I Infiltruari’) në rolin kryesor, Netflix Turkiye ka njoftuar se rrugës është një serial i dytë turk.

Në këtë serial kompania e produksionit mësohet se është marrë vesh me aktoren e famshme turke, Beren Saat. Nuk dihen ende aktorët e tjerë që do të luajnë përkrah Saat dhe as emri e tema e serialit të ri.

Netflix njoftoi marrëveshjen me Saat me anë të një postimi në rrjetet sociale. “

Mirë se erdhe, edhe ne të kemi pritur

”, shkruhej në mesazhin e Netflix Turkiye  në Twitter.

Me fuqinë e madhe të Netflix nga pas, seriali i ri i Beren Saat pritet të shfaqet në të gjithë botën./tvklan.al