Jamal Musiala, është një nga lojtarët më të përfolur në muajt e fundit. Fubtollisti gjerman, i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e treguara dhe ka bërë që në gjurmët e tij, të vihen klube të mëdha europiane.

Në këtë situatë, Bayern Munich, prej kohësh po punon për të arritur një marrëveshje për rinovimin me futbollistin 21-vjeçar.

Musiala aktualisht përfiton 2.6 milionë euro pagë në sezon dhe synon të bëhet më i paguari në skuadër. Te Bayern, duket se nuk janë të gatshëm për të plotësuar kërkesën e lojtarit dhe për këtë arsye rinovimi ka ngecur.

Në rast se kontrata e re nuk firmoset, Bayern Munich do e shesë lojtarin në merkaton e verës, për të mos e humbur falas një vit më vonë, kur t’i përfundojë kontrata. /tvklan.al