Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Dhërmi, ku një 31-vjeçar dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka bëri të ditur zyrtarisht se u njoftua për zhdukjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili punon si recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Policia e Shtetit ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë që dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi. Kështu policia konfirmon se Gerald Shehu, 43-vjeç është largua nga vendi ynë drejt Greqisë ndaj dhe po punohet me autoritetet fqinje për kapjen e tij. 43-vjeçari, po sipas policisë, është bashkëpronar i hotelit ku dyshohet dhe se ndodhi krimi i rëndë.
Në foto, autori i dyshuar Gerald Shehu

Pronarët kishin humbur kontaktet me të dhe njoftuan policinë. Blutë u vunë në lëvizje dhe zbuluan se 31-vjeçari Eraldo Nevruzi është qëlluar me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu nga Tepelena dhe banues në Angli.

Autori i dyshuar u arratis drejt Greqisë, për t’u ndaluar nga autoritetet fqinje gjatë orëve të pasdites në aeroportin e Korfuzit, teksa po tentonte të largohej drejt Anglisë. Ndërsa 31-vjeçari që u qëllua me armë nuk është gjetur ende.

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.     

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.  

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.       

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.      

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.   

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.


/tvklan.al