FIFA, UEFA, qeveria shqiptare dhe federatat jonë e futbollit kanë ngritur një grup pune, i cili do të punojë për përmirësimin e kushteve të këtij sporti në Shqipëri. Lajmin e kanë bërë të ditur të dërguarit e dy institucioneve të rëndësishme të futbollit pas bisedimeve të patura gjatë ditës me ministrin e sporteve Ylli Pango, zëvendësministrin e financave Florian Mima, drejtuesit e FSHF-së dhe përfaqësuesit e klubeve më të mëdha në vend.

“Pas bisedimeve që çuan në firmosjen e statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mbylljes së konfliktit, ne po mendojmë për të ardhmen. Në takimet që kemi patur kemi gjetur mirëkuptimin për të punuar në të mirë të futbollit në Shqipëri duke marrë garanci edhe nga ministri i sporteve Pango dhe zëvendësministri i financave Mima.”

Marcel Benz: “Ne përcaktuam pikat për të cilat do të punojmë së bashku me grupin e ngritur. Një nga çështjet kryesore është neni 53 dhe përmirësimi i ligjit të sportit, pasi ka lidhje me strukturën që do të ngrihen klubet shqiptare.  Folëm për të ardhurat e të drejtës televizive dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tuaj.”

Shqipëria e cila u pezullua në mesin e muajit mars nga aktivitetet e FIFA-s dhe UEFA-s, u riparua 2 javë më parë pas paqes së vënë me ministrit të sporteve dhe federatës shqiptare të futbollit./tvklan.al