Endri Vrapi: “Siç e patë do me thënë u arrit një rezultat pozitiv dhe themi që ta ruajmë këtë vazhdimësi. Megjithatë duke parë që Portugalia është pretendente numër i parë në grup. Ne zhvilluam diçka shumë të mirë shpresojmë ta vazhdojmë dhe në ndeshjet e tjera.”

Elvin Beqiri: “Ata janë lojtarët më të mirë në botë sot për sot dhe vështirësia është e madhe. Por futbolli luhet kolektiv dhe nuk luhet individualisht.”

Ansi Agolli: “Kishim përballë një ekip që do të thoja është më i miri nga më të mirët në botë, në Europë as nuk diskutohet, kështu që unë mendoj se është njësoj si një fitore për ne.”

Armand Duka: “Ne duhet të japim maksimalen për të pasur rezultate pozitive, për të pasur një renditje më të mirë dhe për të kënaqur spektatorët shqiptarë.”

Arie Haan: “Për Shqipërinë është një rezultat i shkëlqyer, sepse ishim për shumë minuta me 10 lojtarë në fushë. Portugalia pati vetëm 2 raste kur unë kujtova se do të realizonte, pasi janë një ekip që nuk i humbet. Por ata nuk shënuan dhe ne arritëm një rezultat 0-0 që na ndihmon të ecim përpara.”

Carlos Queiroz: “Ne nuk e prisnim barazimin, por dua të them që treguam një lojë fantastike në fushë, prandaj nuk e di çfarë duhet të bëjmë tjetër që të fitojmë. Lojtarët e mi zotëruan lojën dhe bën gjithçka për të fituar. Nëse nuk bëjmë më gabime duhet t’i sigurojmë pikët që na nevojiten për tu kualifikuar.”/tvklan.al