Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, deputeti Nikollë Lesi, mori pjesë dje në konferencën e 4 të kësaj partie në rrethin e Gjirokastrës, ku u prit që në hyrje të qytetit nga dhjetëra makina të simpatizantëve të tij. Lesi sulmoi me të gjitha tonet miratimin e kodit të ri zgjedhor, vetëm me votat e PS dhe PD, pasi të gjitha partitë e tjera parlamentare e kundërshtuan atë.

Ky është kodi i zgjedhjeve të përgjakura të këtij viti, deklaroi Lesi, pasi nuk mund të pranohet, që vetëm përfaqësuesit e PD dhe PS, të kenë të drejtën që të numërojnë kutitë e votimit dhe firmosin se kush fiton. Janë pikërisht dy të mëdhenjtë e politikës, Nano dhe Berisha, që kanë shkaktuar konflikte, rrëmuja, kanë vrarë dhe kanë arrestuar njëri-tjetrin në këto 12 vjet. Ndaj natën e numërimit të votave, fatkeqësisht e them, se do të vriten me njëri-tjetrin.

Kryetari i PDK tha, se ka vetëm një variant që të pranohet rezultati, e të mos ketë përplasje në zgjedhje. Në rast të kundërt njëra palë do t’i kontestojë zgjedhjet, duke e futur vendin në një rrëmujë të pakthyeshme./tvklan.al