Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka nisur aktiviteti “Rinfest 2001”, i organizuar nga drejtoria arsimore dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. 15 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale të Tiranës, kanë hyrë në konkurrim për të shpallur shkollën më të mirë. E para në konkurrim, në hapjen e këtij aktiviteti, ishte shkolla e mesme e përgjithshme “Çajupi”.

Për rreth dy orë nxënësit e kësaj shkolle me organizatoren nëndrejtoreshën e tyre Muazese Kanushi, kanë bërë gjithçka. Janë ngjitur në skenë me natyrshmërinë më të madhe dhe kanë bërë gjithçka vetë. Të çliruar nga çdo lloj paragjykimi këta të rinj duan t’ju tregojnë të rriturve se ata mund t’i konkurojnë denjësisht edhe festivalet e tyre./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora