I shumë premtuar, kthimi i Piramidës në një qendër të teknologjisë, vetëm këtë të enjte është hedhur hapi për konkretizimin e këtij projekti.

Projekti për transformimin arkitektonik është dizenjuar nga Mvrdv, studion e famshme holandeze dhe do të mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit.

Kryeministri Rama zbulon se një nga pikat e platformës, Shqipëria 2030, është dhe orientimi i të rinjve drejt botës dixhitale.

Pas përfundimit të këtij projekti, Piramida e ngritur si mazoleum për dikatorin Hoxha, do të ketë 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera që janë konceptuar në natyrë.

Tv Klan