Pas bisedimeve të djeshme të ndërmjetësuara nga zëvendëskryeadministratori i UMNIK Kovi, shqiptarët dhe serbët japin opinione të ndryshme. Në përfundim të bisedimeve, delegacioni serb theksoi se së shpejti autoritetet e Beogradit do të miratojnë një ligj për amnistinë. Ministri i Drejtësisë në Serbi ka dorëzuar një listë të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe dhe ka pranuar vizitat e OJQ-ve dhe ka deklaruar se të burgosurve do t’u lejohet dërgimi i ushqimit dhe sendeve të tjera personale.

Nga ana tjetër, anëtarët e këshillit tranzitor të Kosovës, kanë thënë sot në Prishtinë se vizita e delegacionit serb në Kosovë nuk ka asgjë konkrete. Të menjëhershme kanë qenë dhe reagimet e Prishtinës zyrtare. Zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar sot se vizita e delegacionit serb është një manipulim. Anëtarët e kësaj partie kanë thënë gjithashtu se për të burgosurit shqiptarë në burgjet serbe nuk duhet të ketë kompromis, por ata duhet të lirohen menjëherë./tvklan.al