Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës një ndeshje futbolli është menduar të jetë një simbol i njohjes së shtetit më të ri të botës ndërkombtarisht. Ka filluar si një takim ndërkombëtar, me himnet kombëtare të të dy ekipeve që ngritën në këmbë 10 mijë të pranishmit në stadiumin Prishtinës.

Erion Todhe:Kjo është ndeshja e arë që luhet midis dy ekipeve shqiptare të dy shteteve të ndryshme. Dinamo kampione e Shqipërisë dhe Prishtina kampione e Kosovës, është përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës dhe kjo ngjarje sportive është konsideruar si nisja e rrugëtimit drejt pavarësisë së vërtetë.”

Ka qenë vetë presidenti i republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu i cili pasi ka falënderuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe homologun kosovar Fadil Vorri ka vlerësuar se sporti e veçanërisht futbolli po ndikojnë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe në të vërtetë futbolli dhe Federata Shqiptare kanë ndikuar duke bërë që FIFA të ngrejë një projekt të veçantë për Kosovën.

Armand Duka:Vendimi më pozitiv i marrë nga FIFA 10 ditë më parë, është ai që Kosova do të jetë projekt pilot për zhvillimin e futbollit të vendeve jo anëtare të FIFA-s.”

Fadil Vokrri:Do t’i mbështesim të gjitha klubet tjera që bëjnë gara në superligën e Kosovës apo n ligën e parë të Kosovës.”

Në simbolin e saj ndeshja kaq përfunduar në barazim 1-1, dy krerët e federatave premtojnë se do të ketë përballje të tjera kësaj radhe n Tiranë me shpresën se do të jenë zyrtare ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe

Operator: Klevis Çaka