Kryetari Fatmir  Sejdiu është kthyer në Kosovë me premtimin e disa shteteve aziatike se shumë shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por as këtë herë përpos premtimeve, datat nuk janë sjellë me vete se kur pritet të bëhen realitet premtimet. Presidenti Sejdiu tha se disa, por jo të gjithë anëtarët e konferencës islamike kanë ndërruar mendje edhe duan ta mirëpresin Kosovën në bashkësinë e Kombeve.

Fatmir Sejdiu:Shtetet e quajtura arabik, Arabia Saudite, Katari, pastaj Pakistani edhe vend të tjera të konferencës islamike kanë ofruar të dhëna të bollshme që të bollshme që të kuptojnë se janë të themi pjekur kushtet sipas tyre që të merren vendime.”

Pas kthimit nga udhëtimi mëse 10 ditësh në Amerikë, presidenti Sejdiu është ballafaquar sërish me procesin e bisedimeve me Beogradin ndërsa ka porositur UMNIK-un që të mos pretendojë të flasë në emër të kosovarëve.

Fatmir  Sejdiu:Asnjëherë nuk do të pranojmë tema që mund të nxiten edhe të dalim ta zam sikur ishte forma e 6 pikëshit që preku në statusin e Kosovës, që preku në sovranitetin e Kosovës.”

Duke u ndërlidhur me këtë çështje presidenti Fatmir  Sejdiu tha se Serbia do të përpiqet të kurajë çdo gurë të mundshëm për të penguar punën e institucioneve të Kosovës, sikur ka bërë me rastin e rihapjes së gjykatës së qarkut në Veri./tvklan.al