Presidenti Fatmir Sejdiu, ka hedhur sot poshtë çdo mundësi që Prishtina dhe Beogradi sërish të diskutojnë çështjen e statusit të Kosovës. Deklaratat e presidentit Sejdiu vijnë pas një interviste që ish-emisari Europian Wolfgang Ischinger, dha për BBC e ku u shpreh se çështja e statusit të Kosovës mund të hapet sërish.

Fatmir Sejdiu: “Ne e kemi përfunduar çështjen e statusit. Kosova është pavarësuar, Kosova është njohur sot nga 51 shtete dhe do të ketë vende të tjera që do ta njohin, prandaj komentet e lira që mund të jepen në kënde të ndryshme të globit janë çështje.. komenteve të tyre unë s’dua të ndalem në koment fundi i funit sepse nuk kam as qasjen burimore të deklaratës së zotit Ischinger”.

Ambasadori Ischinger që ndërmjetësojë në bisedimet shtesë në vitin 2007, ka shfaqur besimin e tij si ideja që ka shtruar gjatë procesit negociator për një status bazuar në marrëveshjen e dy shteteve gjermane në vitin 1973, do të rishtohet sërish si mundësi e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës u shpreh se ai nuk e ka qasjen burimore të kësaj deklarate, por shtojë se e çmon angazhimin e ambasadorit Ischinger që ka pasur në kuadër të treshes ndërkombëtare. Megjithë këtë ai hodhi poshtë çdo mundësi të diskutimit me palën serbe për çështjen e statusit./tvklan.al