Cristiano Ronaldo u vu në lojë nga tifozët kundërshtarë të cilët brohoritën emrin e Leo Mesit në përfundim të finales së Kupës së Mbretit, ku skuadra e portugezit humbi.

Al-Hilal i Neymar mundi Al-Nassr 5-4 me penallti, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1.

Cristiano Ronaldo u shfaq tepër i mërzitur në përfundim të takimit, ndërsa u ul në tokë e nuk i mbajti dot lotët.

Sulmuesi portugez dhe Al Nassr e mbyllën këtë sezon pa trofe në Arabinë Saudite.

Ndërsa Al Hilal arriti një tjetër sukses, pas kampionatit të siguruar pak kohë më parë.

Mitrovic realizoi për Al Hilal, por në minutat e fundit Aiman barazoi rezultatin, duke e çuar sfidën në shtesë.

Al Hilal shkon në 11 trofe të Kupës së Mbretit të fituara, por rekordin në Arabinë Saudite e ka Al Ahli me 13.

Klan News