Sfida në distancë mes dy kapitenëve do të jetë një nga atraksionet më të mëdha të çerekfinaleve të Euro 2024. Mbappe do të përballet me idhullin e tij të fëmijërisë, ashtu si Ronaldo në 2009, edhe Mbappe do të largohet tek Real Madrid. Kjo është hera e gjashtë që të dy përballen me njëri-tjetrin.

Në Shkurt të 2018, Real Madrid fitoi 3-1 me PSG në Champions League. Në Mars të po atij viti, Real fitoi sërish 2-1. Ndeshja e Ligës së Kombeve në 2020 përfundoi barazim pa gola. Në 2021 në Europian përfundoi 2-2 mes dy kombëtareve.

Vetëm në Maj të 2023, Mbappe doli fitimtar kur PSG fitoi 5-4 në miqësore me yjet e kampionatit saudit. Në memorien e francezëve gjithsesi mbetet finalja e Europianit të 2016, të cilën e fitoi Portugalia.

Nisur nga kjo, Mbappé bëri të qartë se Cristiano është shembulli i tij i mrekullueshëm që duhet ndjekur.

“Ne jemi në kontakt, ai është një legjendë”, ishin fjalët e francezit.

Edhe pse mes tyre ka një miqësi, ndeshja mes Portugalisë dhe Francës do të jetë një luftë “gjithçka për gjithçka”, ku të dy do të japin më të mirën e tyre kaluar në gjysmëfinale. Por vetëm njëri do të fitojë dhe këtë do ta vendosin situatat në fushë, në ndeshjen që do të nisë në orën 21:00 dhe që do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan