Edhe pse fansat e Katy Perry-t kanë pritur me padurim këngën e re ‘Woman’s World’, duket se ata nuk janë emocionuar me këtë projekt të ri muzikor. Si titulli ashtu edhe teksti i këngës mundohen të dërgojnë një mesazh në favor të grave.

Megjithatë, duket se nuk ndodh e njëjta gjë me videoklipin e këtij projekti. Në komentet e lëna në YouTube poshtë këngës, fansat thonë se videoklipi duket se është realizuar posaçërisht për sytë e burrave, pavarësisht mesazheve feministe që mundohet të përcjellë.

Të tjerë komentojnë se Katy Perry duket fantastike në këtë video të veçantë, por nuk e kuptojnë se si po përpiqet të ndihmojë  gratë e tjera me këtë videoklip ku veshjet janë tejet provokuese. Edhe komentet negative duket se kanë patur një efekt pozitiv për këngëtaren pasi video ka arritur tashmë mbi 6 milionë shikime.

Klan News