Të gjitha nuset bëjnë maksimunin për ditën e dasmës. Zgjedhja e fustanit është vendimi më i rëndësishëm. Disa zgjedhin modelet klasike, ndërsa të tjerë eksperimentojnë paksa.

Bota ka parë shumë fustane unike deri më sot, shumë prej tyre ‘pushtuan’ titujt kryesorë të lajmeve. Disa për elegancën e tyre, të tjerë për guximi, disa për çmimet ekstravagante dhe një pjesë e vogël se ngjanin totalisht të pazakontë. Ne kemi përzgjedhur disa nga fustanet më të veçanta ndonjëherë!

1840- Mbretëresha Victoria e Anglisë u vesh me këtë fustan kur u martua me Princin Albert.

1928: Katharine Hepburn: Ky fustani kadifeje ngjyrë kremi me qëndisje u shit në ankand në vitin 2004, mes sendeve të tjera nga pasuria e aktores së famshme.

1937: Ingrid Bergman (Kur aktorja me origjinë suedeze Ingrid Bergman u martua me Petter Lindström në vitin 1937, fustani i thjeshtë i saj ishte tipik për dekadën)

1945: Shirley Temple (Ishte dekolteja me rruaza dhe kurora detaji që mori gjithë vëmendjen!)

1947: Josephine Baker (Gjatë dasmës së saj të katërt me Jo Bouillon)

1951: Ava Gardner (Për dasmën e saj me Frank Sinatra, veshi një fustan mëndafshi pa vello, duke qenë se ishte martesa e tretë e saj)

1951: Janet Leigh dhe Tony Curtis kurorëzuan dashurinë përmes një dasme private në Greenwich, Connecticut. Duken mjaft elegantë!

1952: Elizabeth Taylor nuk mund të mos ishte pjesë e listës! Zgjodhi këtë fustan kaq të bukur kur u martua me Michael Wilding.

1954: Kur ylli i Hollivudit Marilyn Monroe u martua me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio në San Francisko, ajo nuk zgjodhi ngjyrën e bardhë, por një fustan ngjyrë okollate deri poshtë gjunjëve.

1957: Për martesën e saj të parë me Robert Wagner, Natalie Wood zgjodhi një pamje tejet moderne.

1959: Nuk ishte vetëm fustani jeshil që Elizabeth Taylor veshi në dasmën e saj me Eddie Fisher që ia doli të mbante gjallë thashethemnajën. Martesa në terësi ishte një nga skandalet më të mëdha të Hollivudit, duke qenë se Fisher ishte martuar më parë me shoqen e ngushtë të Taylor, Debbie Reynolds.

1964: Elizabeth Taylor martohet sërish! Kësaj here me Richard Burton dhe fustani është tejet lozonjar.

1967: Gati për një surprizë? Priscilla Presley e dizenjoi vetë fustanin e fryrë me të cilin do martohej me Elvis Presley.

1968: Veshja e nusërisë së Sharon Tate për ceremoninë e saj në Londër me Roman Polanski ishte kulmi i modës së viteve ’60. Ylli i kinematografisë zgjodhi një fustan prej mëndafshi me ca detaje që nuk ishin parë deri në atë kohë.

1969: E bukura Audrey Hepburn! Kështu dukej ajo kur u martua me psikiatrin italian Andrea Dotti.

1981: Fustani i nusërisë së princeshës Diana kishte mbi 10,000 perla.

1985: S’mund ta harrojmë “Mbretëreshën e Popit” Madonna!

Më 5 qershor 1993, këngëtarja Mariah Carey u martua me Tommy Mottola, e veshur me një fustan masiv prej 25,000 dollarësh të ‘Vera Wang’. Çifti u divorcua katër vjet më vonë.

1994: Celine Dion

2001: Dasma e dytë e JLo ishte një “stuhi”. Ajo u martua Cris Judd, më pak se 8 muaj pasi u nda nga Sean Combs. Jennifer veshi një fustan “Valentino”.

2002: Gwen Stefani

2005: Camilla, Dukesha e Cornwall ia dha premtimet e martesës Princit Charles e veshur kështu:

2011: Kate Middleton me fustan të “Alexander McQueen”

2014: Amal dhe George Clooney

2018: Nuk i ndahemi familjes mbretërore! Meghan Markle zgjodhi fustanin madhështor për dasmën me Princin Harry.

2021: Paris Hilton u bë gati me fustanin e saj Oscar de la Renta për t’u martuar Carter Milliken Reum.

Por Paris nuk zgjodhi vetëm një fustan…

2023: Princesha Iman e Jordanisë zgjodhi këtë look elegant të Dior për martesën e saj me Jameel Alexander Thermiotis.

/tvklan.al