Vendimi i organizatës vjen pasi ekziston frika për një recesion të mundshëm dhe tkurrjes se kërkesës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC dhe aleatët e saj, njoftuan një ulje të lehtë të prodhimit për Tetorin për shkak të frikës nga recesioni.

Aleanca e naftës vendosi të ulë prodhimin me 100,000 fuçi në ditë në Tetor, sipas një deklarate të OPEC-ut të lëshuar pas takimit të 32-të ministror të OPEC-ut.

Lëvizja do të thotë që OPEC+ do të ecë prapa në rritjen e prodhimit prej 100,000 fuçi në ditë në Shtator dhe do të rikthehet në nivelin e prodhimit në Gusht. Kjo është gjithashtu ulja e parë e prodhimit që ka bërë organizata në më shumë se një vit që kur filloi në gusht 2021 për të zbutur gradualisht shkurtimet rekord të bëra në kulmin e pandemisë COVID-19.

Pjesëmarrësit në takimin mujor ministror të OPEC+ i kërkuan gjithashtu kryesuesit të mbledhjes të konsideronte thirrjen për takime të grupit “në çdo kohë për të adresuar zhvillimet e tregut, nëse është e nevojshme”.

Vendimi i grupit të prodhuesve të naftës erdhi pasi çmimet e naftës kanë rënë në javët e fundit nga frika e një ngadalësimi ekonomik dhe tkurrjes së kërkesës. Ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman Al Saud në fund të Gushtit bëri të ditur  se aleanca ishte gati të ulte prodhimin mes paqëndrueshmërisë në tregun e të ardhmes së naftës.

Duke mbështetur çmimet, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha se ka pak shpresë për një ringjallje të marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Klan News