Kampionati Europian në Gjermani do t’i shërbejë shumë futbollistëve të kontinentit për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ri. Të njëjtin fat parashikohet ta ketë edhe Marash Kumbulla. Performancat jo në nivelin e duhur me Sassuolën, ndikuar nga dëmtimi në gju nuk kanë bindur Romën. Verdhekuqtë, të cilët kanë edhe zotërimin e kartonit mendohet se do të bëjnë një revolucion në merkaton e verës.

Kumbulla është në mesin e lojtarëve që do të largohet dhe për këtë, Roma do të hap ankandin për të pritur ofertat. 24-vjeçari kuqezi ka një kontratë me kryeqytetasit deri në verën e vitit të ardhshëm dhe dështimi për të fituar para prej largimit të tij po e shtyn klubin për ta larguar. Vlera aktuale në treg është 14 milionë Euro, ndërsa në të shkuarën ka pasur interes nga skuadra të ndryshme elitare në futbollin italian.

Nën drejtimin e teknikut, Daniele de Rossi, skuadra italiane e shikon mbrojtësin si pjesë të revolucionit, për ta renditur krah emrave që do i japin lamtumirën që në merkaton e radhës. Mungesa e prezencës në Champions League ka ulur edhe të ardhurat për klubin, që kërkon të gjej fonde për sezonin e ri duke sakrifikuar rreth 8 futbollistë.

Pjesë e planeve të sezonit të ardhshëm janë emra si Mile Svilar, Gianluca Mancini, Evan Ndicka, Bryan Cristante, Leandro Paredes, Lorenzo Pellegrini, Stephan El Shaaraëy dhe Tommaso Baldanzi.

Klan News