Në një kohë kur çështja e kartave po mban larg dyerve të Kuvendit opozitën me  argumentin e artikuluar prej saj për taksën e votës, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, deklaroi në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu se socialistët gjatë një takimi të zhvilluar në muajin shtator me ambasadorët e BE-së kanë kërkuar që letërnjoftimet elektronike të jepen me pagesë.

Blendi Klosi: “E kemi kërkuar që në fillim mundësinë e pasjes së ofrimit të këtij shërbimi të kartave falas. Keni kundërshtuar në mënyrë publike.”

Lulzim Basha: “Nuk është e vërtetë gënjeni, ju keni qenë kundër kartave falas. Kemi qenë në takim me ambasadorë, keni qenë për kundër kartave falas dhe arsyeja që keni qenë kundër kartave falas keni thënë që ne si opozitë nuk mund të pranojnë që qeveria të duket sikur po ofron një shërbim si një privilegj.”

Blendi Klosi: “Keni kundërshtuar në javë e javë të tëra.”

Lulzim Basha: “ Keni dëshmitar ambasador të vendeve të BE-së ku përfaqësuesit më të lartë, duke përfshirë dhe ju … Në shtator le ta dinë gjithë shqiptarët që opozita shqiptare ka qenë kundër kartave falas.”

Blendi Klosi: “Në çdo javë që nga dita e fillimit të aplikimit keni ndryshuar politikë.”

Por debati për kartat duket të marrë një tjetër kthesë pas bojkotit që socialistët i bënë punimeve të Kuvendit. Tashmë palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që pritet ti hapë rrugë krizës politike mes opozitës dhe mazhorancës./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro