#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Një nga katastrofat më të mëdha të botës moderne, Gaza dhe sulmi i nisur në 26 maj ndaj Rafahut, zona e fundit që ka mbetur jashtë kontrollit territorial të Izraelit. Rafahu është një zonë në kufirin me Egjiptin ku pjesa më e madhe e thuajse 2 mln banorëve të Gazës si pasojë e bombardimeve dhe shtyrjeve të ushtrisë izraelite janë grumbulluar në kampe humanitare ku kanë mbetur kryesisht gra dhe fëmijë. Gjithë pjesa e Sinait që kufizon kanalin e Suezit me zonën e Rafahut që deri në 30 km nga kufiri vijon të kontrollohet nga banda dhe grupe të armatosura, identiteti i të cilave është i vështirë. Çfarë po ndodh në Rafah?Përse pothuajse e gjithë bota i ka kërkuar Izraelit të ndërpresë ofensivën? Më 26 maj, një bombardim në afërsi të Tel El Sultanit në zonën e Rafahut, në një kamp refugjatësh që tentonte të vriste disa krerë të Hamasit, shkaktoi një numër viktimash ende të paidnetifikuar. Ka media që flasin për 45 vetë, për 50 vetë por mendohet që të jetë më i madh sepse ka media që raportojnë për 100 të vdekur dhe 200 të plagosur. Bëhet fjalë për viktima që nuk kanë asnjë lidhje me luftën. Midis tyre ka fëmijë, gra, njerëz që kanë shpresuar se do të gjejnë strehë në kampet e refugjatëve që me një kod ndërkombëtar janë të paprekshme. Pamjet nga Rafahu janë të frikshme dhe situata ka qenë ngjarja kryesore në mediat botërore.