Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Për të tretën herë radhazi, opozita bllokon punimet e parlamentit në mbrojtje të Kushtetutës. Kësaj radhe akuzat e ndërsjellta mes komandantëve të pozitës dhe opozitës, kanë qenë më të ashpra.

Sali Berisha:- “Këtu, “klani i Zemunit” organizon porno aleancat, urdhëron porno aleancat. Këtu, “klani i Zemunit” urdhëron fsad kandidatët, këtu vendos krimi dhe jo ligji. Këtu vendos krimi dhe jo Kushtetuta. Ju zoti kryetar keni përgjegjësitë tuaja të dyta, pas Presidentit të Republikës. Të parin e ka presidenti, në qoftë se presidenti nuk ka të parën përgjegjësi, le t’i thotë kombit, kush është kryetar i shtetit? Le t’i thotë kombit kush e ka përgjegjësinë, le t’i thotë kombit, kush garanton Kushtetutën? Jo kështu, të fshihemi pas njëri tjetrit. Kau i çmendur, lopa e çmendur dërgohet atje ku e ka vendin. Nuk mund të lëmë të shkelmojnë mbi Kushtetutën në këtë mënyrë. Po ti ke gjyslykë klasor, ti flasë unë këtu dhe më sheh si armik klase. Të paralajmërova këtu e një muaj më parë, se qëllimi i tij është paraliza e parlamentit, se qëllimi i tij është paraliza e presidentit dhe vetë të shëtisë si gangster”.

Servet Pëllumbi:- “Në qoftë se është ky qëllimi, paralizon anën tuaj atëherë”.

Sali Berisha:- “Jo të lutem shumë, di ti ndonjë vend tjetër, di ti ndonjë histori të tillë me ndonjë vend tjetër, ç’është ky, është parlament apo jo? Se nuk mund të heshtësh si kryetar shteti, kur Kushtetuta dhunohet. Nuk mund të presësh të zgjidh opozita detyrat e qeverisë. Zoti kryetar edhe njëherë, ose jep dorëheqjen, ose mbyll parlamentin edhe presidenti të dalë t’i shprehet kombit të mos fshihet prapa gishtit …

Gore mbylle gojën se tani të vjen fundi. Shiko, ti je një gore e turpshme, ti je një hajdut që policia të ndiqte për vjedhje xhepash. Shiko, individë si ai që i ndiqte policia për hajdut xhepash dhe që hynë në parlament, që mbrojnë Hakmarrjen për Drejtësi këtu, ata janë miqtë e tu o Servet Pëllumbi”.

Servet Pëllumbi:- “Po, po …”

Sali Berisha:- “Po, po janë shokët e tu. Nxirri jashtë njëherë pastaj flasim. Mbaj qëndrim”.

Servet Pëllumbi:- “Zoti Berisha unë s’kam pse t’i nxjerrë jashtë se po ashtu do ju kisha nxjerrë jashtë të gjithëve”.

Sali Berisha:- “Unë jam në platform për të folur”.

Servet Pëllumbi:- “Ulu zoti Berisha, nuk e nxjerrë jashtë, atë e vendos unë, nuk e nxjerr jashtë”.

Sali Berisha:- “Nxirre jashtë, ose dil bashkë me të jashtë. Nuk mund të drejtosh ti parlamentin me rrugaçë, me gore. Fytyra juaj është fytyra e banditëve që qëndrojnë në parlament, është fytyra e trafikantëve, është fytyra e kriminelëve, këta jeni ju. Mos e mblidh kot parlamentin, ti s’je kryetar, ti je një hiç, ti je një dordolec i Fatos Nanos, që s’meriton jo të ulesh aty, por s’meriton as të futesh në parlament me këtë që bën”.

Servet Pëllumbi:- “Po të ishte me dëshirën tuaj, unë s’do isha ulur”.

Sali Berisha:- “Jo, shko ulu në vend të atij Orikut aty dhe të dalë ai i Hakmarrjes për Drejtësi të drejtojë parlamentin”.

Servet Pëllumbi:- “Unë drejtojë parlamentin, jo mitingjet që doni të bëni ju”.

Sali Berisha:- “Ato i drejtojmë ne mos ki merak dhe të jesh i bindur që mitingjet tona do të ndihmojnë Shqipërinë”.

Gramoz Ruçi:- “Historia do të dënojë zoti Berisha, ty dhe mua bashkë”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj