Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Opozita i konsideron lëvizje demagogjike dhe frikacake propozimet e një dite më parë të kryeministrit Fatos Nano, për falje të faturave të papaguara të energjisë elektrike të viteve 94-2000. Sipas sekretarit për marrëdhëniet ekonomike në PD Edmond Spaho, në këtë mënyrë spekulohet me pagesat afrofe, si pasojë e mungesës së matësave elektrikë.

Edmond Spaho:- “Demagogjike dhe për të kaluar radhën janë propozimët për faljen e detyrimeve të debitorëve pa shpresë argëtimi, të cilat jo vetëm nuk mund të mblidhen nga KESH-i, por nuk janë të evidentuar as në buxhet, si dhe propozimi për instalimin e matësave elektrik, për të gjithë konsumatorët familjarë. KESH-i ka aktualisht mbi 300 mijë ambonentë, pa matësa elektrik”.

Vendimet e kryeministrit Nano, i dënon edhe kryetari i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo.

Genc Pollo:- “KESH-i është një ndërmarrje publike, financat e saj nuk janë pronë e qeverisë, vendime të tilla mund të marrë me shumë kujdes vetëm parlamenti, por ajo që mund të them është që nuk mund ta quajmë, politikë sociale amnistinë elektrike. Të varfrit në nevojë që kanë konsumuar korrent, duan përkrahur dhe kjo nëpërmjet ndihmës sociale, por jo duke krijuar precedent, kur përfitojnë edhe një që është i varfër, por dhe pasunarët e rinj arrogant, që nuk pyesin për ligjin”./tvklan.al