Të 12 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, ku bën pjesë është Shqipëria kanë zhvilluar në Tiranë takimin e radhës së Këshillit Konsultativ të Biznesit. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, për kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Tiranës, një ngjarje e tillë merr rëndësi të veçantë në kuadër e të zhvillimeve të fundit në financat globale.

Gjok Uldedaj: “Për t’i kontribuar zhvillimit të ekonomisë globale dhe për tu mbrojtur edhe nga fenomenet siç janë problemet financiare të ardhura nga Amerika, por që reflektojnë edhe në rajonin e Europës. Unë mendoj që vendet tona janë më të mbrojtura nga këto fenomene”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës, të 12 vendet anëtarë kanë shanse të mëdha për zhvillimin ekonomik. Një nga sektorët kryesor mbetet ai i energjetikës.

Costas Masmanidis: “Në vendet e rajonit të Detit të Zi, jo vetëm që nxirret naftë dhe gaz por këtu kalojnë disa nga tubacionet kryesore. Në lidhje me këtë parashikoj rritjen e investimeve në energjetikë, por investimet mund të jenë dhe në mjaft fusha të tjera, pasi flasim për një rajon me 330 milion konsumator”./tvklan.al

Gazetari: Fjoraldi Zguro