Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryesuesja e OSBE-së Valner, ka shprehur shqetësimin e saj për ngritjen e tensionit në Shqipëri. OSBE ka dënuar sulmin mbi institucionet publike në Bajram Curri më 28 Nëntor, që çoi në humbjen tragjike te jetëve të njerëzve. OSBE, ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë të ruhet dhe forcohet siguria publike. Ajo i ka bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin përdorimin e dhunës. Ndërkohë edhe shefi i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, i ka ftuar liderët politik shqiptarë, të vetëpërmbahen./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame