Disa orë përpara kongresit të partisë radikale Shqiptare në Tiranë, Pallati i Kongreseve është i rrethuar nga forca policore dhe kontrrolle të rrepta. Nisur nga një telefonatë që kanë marrë para disa ditesh organizatorët e këtij kongresi, ku kërcënohej se aktiviteti do të ndalohej nga një grup terroristësh prezantuar si “Martirët e Allahut”, qeveria Shqiptare ka formuluar një plan masash për forcat e rendit dhe ato të shërbimit sekret. Ndërkohë 24 ore përpara fillimit të kongresit, bëhet me dije se është arrestuar në Copenhagen, drejtuesi i delegacionit Cecen në koferencë,Ahmed Zakayev, kryetari i qeverisë Cecene, si bashkëpunëtor me terroristët Cecen. Nje nga drejtuesit e kongresit shprehet se të paktën duhet të vi përfaqësuesi tjetër nga politika Cecene, Umar Khanbiyev, i njohur si politikan i moderuar.

“Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Cecenisë, Umar Khanbiyev, është i rregjistruar si anëtar i partisë radikale, prej tre vitesh është qytetarë me pashaportë të rregullt Ruse. Të dy politikanët Cecen,Zakayev dhe Umar Khanbiyev janë përfaqësues të politikës së moderuar që punojnë për një zgjidhje me anë të bisedimeve dhe nuk mund të dimë se për cilat arsye akuzohen papritmas mbështetës të grupeve terroriste Cecene”

Gazetarja: A do të jetë Ministri i Shëndetësisë Cecene prezent në kongres dhe a ka ndonjë pengesë nga qeveria Shqiptare me paisjen e tijë me vizë në kufi?

“Ne jemi duke negociuar me qeverine shqiptare e cila ka pasur presion nga ambasada Ruse në Shqipëri për prezencën e Khanbiyev në këtë kongres. Nuk na rezulton që Khanbiyev të jetë akuzuar konkretisht për bashkëpunim me terroristët Cecen, shpresojmë që gjatë ditëve të kongresit në Tiranë të bëhet e mundur prezenca e tijë”

Gazetarja: A ka të tjera kërcënimi për mbajtjen e këtij kongresi këtu në Tiranë dhe a egziston rreziku i ndonjë atentati të tille ?

“Ka patur një telefonatë kërcënuese nga nje grup të quajtur “Martirët e Allahut”, por nuk ka pasur të tjera kërcënime më pas. Natyrisht jemi shumë të kujdesshëm, se kuptoj se pse fondamentalist mysliman duhet të bëjnë një antentat në një kongres që lufton për të drejtat e myslimanëve në Ceceni, sic edhe ka bërë vitet e fundit për myslimanët e Bosnjes apo Kosovës, për në ky është një kërcënim i rëndësishëm, megjithatë qeveria Shqiptare duket se i ka marrë të gjitha masat e duhura për siguri”./tvklan.al