Pamela Anderson është martuar për herë të katërt, këtë herë me truprojën e saj. Aktorja 53-vjeçare ka rënë në dashuri me Dan Hayhurst gjatë karantinës të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Martesa e tyre ishte një ceremoni e vogël dhe intime në shtëpinë e aktores, në Vancouver, Kanada. Çifti u kurorëzua në vigjilie të Krishtilindjes gjatë muajit Dhjetor.

Pamela Anderson konfirmoi martesën e saj të katërt për tabloidin britanik “Daily Mail”.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem, në krahët e një burri që më do vërtetë”, thotë ajo.

Ceremonia u mbajt në oborrin e shtëpisë private të aktores 53-vjeçare. Pamela Anderson ishte njohur me truprojën Dan gjatë këtij viti dhe kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku pasi u vendos bllokimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë. /tvklan.al