Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka sqaruar komisionerët se si procedohet për dorëzimin e materialeve dhe kutive të votimit. KZQV e Tiranës duhet të dilte sot me rezultatin përfundimtarë dhe emrin fitues të bashkisë së Tiranës, por dy KZQV, Tirana 4 dhe Tirana 7, nuk rrespektuan afatin e KQZ. Vonesat në KQZV numër 4 erdhën si pasojë:

“Në orën 01:00 duke u gdhirë në datën 13 zoti Mulosmani dha dorëheqjen si kryetar, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, atëherë përballë këtij fakti ne u gjetëm të bllokuar dhe nuk mund të merrej në dorëzim materiali i qëndrave të votimit. Po mirë që ky bllokim nuk zgjati shumë, sepse ne e bëmë menjëherë problem pranë KQZ, dhe ata morën vendim dhe sollën kryetar një person tjetër po të Partisë Demokratike”.

“I gjithë personeli i KQZV tonë nuk e dinte që këto kuti duhet të dorëzoheshin në KQZV Tirana, dhe ju thashë edhe njëherë nuk ka një bazë ligjore ku ti dorëzonin këto kuti, unë e dija nga provoja, ndërësa këta zotërinjt që janë të rinj nuk e dinin se duhej dorëzuar atje”.

Ora 17 është afati i fundit për KQZV e Tiranës, në të kundërt komisionerët sipas Kodit Zgjedhor do të ndëshkohen deri në 2 vjet burg./tvklan.al