Policia e Shkodrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje në Theth. Uniformat blu morën një telefonatë për një sherr në familje, ku burri kërcënonte gruan për ta vrarë. Drejt vendngjarjes u nisën menjëherë forcat policore, të cilat arrestuan në flagrancë Kolë Pishën.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Gijthashtu, në Theth uniformat blu arrestuan një 22-vjeçar që qarkullonte më armë zjarri kallashnikov. I riu me iniciale D.Z., sapo pa që ndiqej nga policia ka hedhur armën dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësiren ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Arma e zjarrit është sekeustruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. /

tvklan.al