Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shpëtimi nga këto ditë të nxehta do të na vijë nga Skandinavia. Nga sot dhe thuajse në mes të javës së ardhshme do të përfshihemi nga rrymat veriore të Skandinavisë. Temperatura pritet të ulet nga 4-5 gradë, madje do të ketë edhe reshje.

Sinoptikanët parashikojnë edhe për katër ditët në vazhdim një zbritje graduale të temperaturës. Ato janë ndier dje ku ranë tri gradë nga 36 që ishte maksimumi i shënuar dje në kryeqytet në 33 gradë.

Mimoza Demiri: “Duke filluar nga dita e djeshme, nuk kemi pasur temperatura të tilla, që dje e kemi ndjerë ndryshimin, ka pasur një rënie të temperaturave maksimale, prej dy gradësh në të gjithë qytetet edhe sot përsëri kemi një rënie të temperaturave minimale dhe maksimale, në këto nivele ekstremes 1-2 gradë dhe ulja më e madhe e temperaturës i korrespondon ditës së martë që do të arrijë deri 4-5 gradë. Do të kemi njëkohësisht dhe ndryshim të situatës sinoptike, nga ditë të bukura me diell nuk do të mungojnë edhe reshjet atmosferike, fillimisht në veri dhe më pas do prekin gjithë territorin”.

I nxehti që përfshiu vendin ditët e fundit kishte origjinë nga Tunizia, rryma të ngrohta nga Afrika, temperaturat arritën deri 39 gradë në Shkodër e Vlorë. Nga rrymat e nxehta është përfshirë Greqia, Italia, Portugali e Spanja./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti